Futboll Sport

PAMJET/ Messi ndryshe nga herët e tjera, argjentinasi e “djeg” në festë

Lionel Messi po jeton me gjithë zemër çdo moment pas fitores së Kupës së Botës në Katar.

Festimet në Argjentinë për yllin e tretë në fanellë duket se nuk kanë fund. Të gjithë lojtarët e festuan titullin në mënyrën e tyre dhe u kthyen në vendlindjet e tyre për ta shijuar me bashkëqytetarët e tyre.

I fundit që ka dalë në dritë është Leo Messi, i cili u kap në video duke festuar e duke kënduar këngën e famshme “Muchachos”. Messi shkoi në Rosario për të takuar mikun e tij Luis Suarez dhe për të kaluar pushimet e krishtlindjeve së bashku.

Megjithatë, gjatë pushimeve, ylli argjentinas vazhdoi të festonte titullin dhe nuk humbi rastin të këndonte këngën që shoqëroi kombëtaren gjatë gjithë turneut. Gjithmonë pranë tij është bashkëshortja e tij bukuroshe, Antonella Roccuzzo

 

Related posts

GJASHTË GOLA PËR 1 PIKË/ Roma ndalet nga Atalanta në “thrillerin” e së hënës (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Nuk pëson vetëm Etrit Berisha gol nga mesfusha, shikoni realizimin spektakolar në Holandë (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID/ Sulmuesi për Xabi Alonson: I lumtur që më në fund mund të bashkëpunoj me të

F.autor

Leave a Comment