Futboll Sport

RREZIKOHET NJË KAOS GLOBAL ME GRUMBULLIMET NËPËR BOTË/ Trajneri i Belgjikës: Dua të kem Lukakun në skuadër

Lidhur me kapitullin e lojtarëve të grumbulluar me kombëtaret, por të pamundur t’i përgjigjen thirrjes, përtej presioneve të federatave përkatëse, për momentin është e detyrueshme pritja e javës së ardhshme përpara përballjes së një argumenti të ri.

Rrezikohet një kaos global, me afrimin e kualifikueseve të Botërorit 2022 dhe Kupës së Afrikës. Bajerni nuk dëshiron të lirojë Robert Levandovskin dhe David Alabën, ndërsa Polonia ka bllokuar Kristof Piontekun dhe Arkaduiz Milikun.

BELGJIKA – Ndërkohë, pas Kroacisë (që këmbënguli për Perisiçin dhe Brozoviçin), edhe nga Belgjika ka lindur një problem i mundshëm për Interin. Pavarësisht ndalesës së Agjencisë së Mbrojtjes së Shëndetit të Milanos për zhvendosjet e lojtarëve zikaltër pasi anuloi edhe sfidën e sotme të skuadrës së Antonio Kontes ndaj Sasuolos, trajneri i përfaqësueses belge, Roberto Martinez, ka grumbulluar për sfidat ndaj Uellsit, Republikës Çeke dhe Bjellorusisë (të vlefshme për kualifikimet në “Katar 2022” edhe Romelu Lukakun).

“Shpresojmë të na bashkohet, varet nga qeveria, – ka komentuar në konferencën për shtyp. – Tani duhet të vlerësojmë situatën ditë pas dite, nuk mendoj se mund të vendosim tani të mos e grumbullojmë meqenëse ndeshja e tretë është ende larg. Varet gjithçka nga testi i së hënës: nëse gjithë zikaltrit do të rezultojnë negativë, Lukaku mund të grumbullohet”.

Related posts

E BUJSHME/ Solskjaer ultimatum 2 ndeshje, ish-trajneri i Interit favorit për stolin e Manchester United

Delo.autor

La Liga/ Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

Sadik.Autor

FOTOLAJM/ Dalin imazhet e fanellës së re të Barcelonës, por si sponsor mund të vendoset Shakira dhe… Justin Bieber

F.autor

Leave a Comment