Futboll Sport

PRITJA U SHPËRBLYE/ Dibala: Ky sukses do të mbetet në histori! Trofeun dua t’ia dedikoj… stafit mjekësor

Gjithçka ndodhi në fushën e lojës, deri në sekondën e fundit ishte thjesht e pabesueshme. Ishte e vështirë, por në fund merituam gjithçka ndodhi në Katar”.

Paulo Dibala ishte një ndër më të përkëdhelurit nga fati në këtë Kupë Bote. Dëmtimi i pësuar përpara aventurës në Katar u duk sikur do t’i hiqte mundësinë e të luajturit të këtij kompeticioni. Por ai i rezistoi edhe dyshimeve të shumta të trajnerit Lionel Skaloni për ta mbajtur në skuadër. Madje, për 5 ndeshje me radhët numëroi zero minuta të luajtura, por në fund, edhe pse sërish luajti pak, ai e meriton që të jetë mes kampionëve të botës, pasi pranoi përgjegjësinë për të goditur penalltitë dhe ishte i saktë:

“Këtë trofe dua t’ia dedikoj pikësëpari stafit mjekësor të Argjentinës, i cili më kuroi dhe bëri që të jem edhe unë pjesë e këtij suksesi marramendës. Madje, edhe pritja ime mendoj se ia vlejti, pasi në fillim isha në limite, nuk kisha forca për të luajtur, por qëndrova në grumbullim dhe ia dola. Është një arritje e çmendur nga ne, është ndjesia më e bukur dhe mendoj se ky sukses do të mbetet në histori. Tani mezi po presim që të kthehemi në Argjentinë dhe të festojmë së bashku me popullin tonë. Do të jetë ndoshta kujtimi më i bukur i karrierës për shumë këtu në radhët tona”, nënvizoi sulmuesi i Romës.

Related posts

SOT PREZANTIMI/ Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino, pritet nga qindra tifozë (VIDEO)

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori SHQIPTAR shënon gol SPEKTAKOLAR ndaj Leverkusenit (VIDEO)

Isa.Autor

NDESHJE E “ÇMENDUR”/ Tottenham fundos Manchester United me Kane-Son (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment