Futboll Sport

“SHEIKU” RONALDO/ CR7 dorëzohet përpara milionave: Më joshi vizioni i Al-Nassr

C.Ronaldo i jep karrierës së tij një tjetër dimension, një aventurë e re jashtë Evrope. CR7 pranoi ofertën e sheikëve, pa frikë bëhet i tillë edhe vetë pasi kontrata që firmosi është e denjë për një sheik, një kontratë deri në qershor 2025 nga ku do të përfitoi 200 milionë euro. Pas shumë spekulimeve, tashmë është zyrtare:

1

C.Ronaldo transferohet në Arabinë Saudite duke firmosur një kontratë për 2,5 vite me klubin Al-Nassr. Që nga 22 nëntori i këtij viti, ditë kur i dha fund bashkëpunimit me Man.United, Ronaldo ishte pa skuadër, u përpoq deri në fund të gjente një ekip të ri në Evropë, por pa sukses. Në moshën 37 vjeçare, Ronaldo dorëzohet duke u larguar nga kontinenti i vjetër:

Flqtq3jxkaqus9z

“Mezi pres të provoj futbollin dhe kampionatin e një tjetër shteti. Vizioni i Al-Nassr më stimulon shumë, me entuziazmon që të bashkohet me shokët e rinj të ekipit për të ndihmuar klubin që të arrijë suksese të tjera”, u shpreh Ronaldo gjatë prezantimit.

Flqtq3kwyaekgeb

Sipas mediave, pasi të këtë përfunduar aventurën si lojtar profesionit, CR7 do të marr rolin e ambasadorit me objektiv që të ndihmoj Arabinë Sauditë të fitojë të drejtën për të organizuar Botërorin në 2030 teksa kanë hedhur kandidaturën së bashku me Greqinë dhe Egjiptin. Gjithnjë sipas mediave, Ronaldo pritet të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në 2030.

Related posts

U bë tifoze e JUVEN nga “magjitë” e Del Pieros, ja kush është bukuroshja që po “çmend” Italinë (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ishte lojtar i lirë, sulmuesi Avdijaj i surprizon të gjithë me skuadrën e re

Delo.autor

HAKMERRET ME ISH-KLUBIN NË MERKATO/ Marotta kërkon që t’i prishë punë Juventus, ja klauzola që i vendos

Delo.autor

Leave a Comment