Futboll Sport

INTERI DHE MILANI NË “PANIK”/ Gjiganti i Premier Ligës vihet në ndjekje të Xhekos e Zhirudit

Për të zgjidhur ngërçin me Beshiktashin dhe siguruar një huazim te Mançester Junajtid, Vut Veghorst është gati të bëjë sakrifica. Sulmuesi 30-vjeçar është shumë i interesuar për të vulosur një transferim në “Old Trafford” këtë muaj. Por lojtari i Bërnlejt, i cili është huazuar te Beshiktashi, ka një kontratë deri në fund të sezonit në Turqi dhe ata gëzojnë edhe të drejtën për ta transferuar për 8.5 milionë paund në verë.

Një ofertë e parë e “Djajve” për Bërnlejn, e cila iu përcoll më pas Beshiktashit, u refuzua nga këta të fundit. Por Junajtid pritet të kthehet sërish me një paketë kompensimi. Beshiktashi është gati që ta sakrifikojë sulmuesin vetëm në rast se vjen një ofertë joshëse.

Gazetari turk, Gokhan Dinç, raportonte se Veghorst është gati që ta paguajë vetë shifrën e kompensimit për Beshiktashin vetëm që t’i lejohet transferimi në Mançester.

Por nëse gjigantët nga Stambolli do të vijojnë të bëjnë rezistencë për autorin e 9 golave në 18 ndeshje deri tani këtë sezon, atëherë “The Sun” rendit edhe dy alternativat e tjera: sulmuesin e Milanit, Olivie Zhirunë dhe atë të Interit, Edin Xheko.

Por si krahasohen tre kandidatët për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon në “Old Trafford” këtë muaj? Xheko dhe Veghorst kanë luajtur thuajse të njëjtin numër ndeshjesh (53 dhe 54), që prej sezonit 2021-’22, ndërsa Zhiru 44.

Sulmuesi i Interit ka shënuar më shumë gola, 20, ndërsa dy të tjerët janë në kuotën e 16 golave.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Kërkohej nga shumë klube, James Rodriguez refuzoi ofertën e fundit të merkatos

Delo.autor

“MË E KEQJA KALOI”/ Dolores nis palestrën, e ndihmon Ronaldo (FOTO)

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS ME KUKËSIN/ Trajneri Gega: Zbori i kombëtares është pozitiv, ata kanë marrë…

Delo.autor

Leave a Comment