Futboll Sport

SIGUROI KUALIFIKIMIN NË CHAMPIONS/ Rashford ka shpikur gjuajtjen vdekjeprurëse për portierët (VIDEO)

Teknika e gjuajtjes së Marcus Rashford është e një niveli tjetër. Talenti anglez e tregoi më së miri në ndeshjen që Manchester United siguroi kualifikimin ndaj PSG në Champions League.

E gjitha qëndron tek këmba e tij, ashtu siç bënte Cristiano Ronaldo dikur me gjuajtjet e tij, që çorodiste portierët me elokuencën dhe devijimin e trajektores që i jepte topit, ashtu po bën edhe Rashford.

Këmba e vendosur drejt, pesha më e madhe bie mbi gju dhe kyçi që merr rol vendimtar në pozicionin e këmbës. Një goditje e tillë me të brendshme bën që topi të lëkundet dhe të pësojë rënie në trajektore, duke ndryshuar forcën e gravitetit.

Më mirë këtë mund ta konfirmojë Buffon, një portier 41-vjeçar me eksperiencë të madhe ra “viktimë” e gjuajtjes së djaloshit tek rasti i golit të dytë. Rashford goditi nga larg dhe topi mori lëkundje të forta gjatë rrugës, portieri italian nuk arriti ta kontrollojë duke humbur ekuilibrin dhe i dha shansin Lukaku-t të shënojë.

Kjo u pa edhe tek penalltia e kthyer në gol nga 21-vjeçari, i cili goditi me stilin e tij duke mos i dhënë shans Buffon-it për ta pritur topin edhe pse i kuptoi krahun.

Një gjë të tillë e konfirmoi edhe ish-mbrojtësi i United, Rio Ferdinand, i cili pas ndeshjes në Paris tha se këto gjuajtje të anglezit i ka parë në stërvitje dhe mënyra se si lëviz topi është e pakuptueshme. Për mbrojtësin legjendar topa të tillë bëhen të pakapshëm për portierët, të cilët e kanë të vështirë të bllokojnë të tilla goditje.

Pothuajse të njëjtën taktikë mundohet të përdorë edhe Marco Asensio i Real Madrid.

Related posts

Gattuso kritikon Calhanoglu: Ja cfar i thotë

Q.Autor

“CRISTIAN LEAGUE”/ Ronaldo “makinë golash” në Champions, ja statistikat

Delo.autor

E BUJSHME TEK MILANI/ Gattuso i ka orët e numëruara, ja cili do të jetë trajneri i ri…

Isa.Autor

Leave a Comment