Futboll Sport

“KA LUHATJE…”/ Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit tek Empoli, trajneri Zaneti zbulon arsyen

Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shkëlqyer sezonin e kaluar tek klubi italian Empoli. Por në këtë sezon, futbollisti e ka humbur vendin e titullarit dhe trajneri ka zbuluar arsyen.

Paolo Zaneti është shprehur se pas barazimit 2-2 me Lacion, Bajrami ka pasur shumë luhatje në paraqitjet e tij, ndaj kjo është arsyeja përse nuk është ai zgjedhje e para.

“Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol. E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje”, tha ai.

Related posts

VJEN ZYRTARIZIMI/ Klubi amerikan prezanton Uzunin: Myrto është i gjelbër

F.autor

Nisje për fizhekzjarre/ Skënderbeu-Partizani vjen me emocione dhe spektakël

Isa.Autor

Harrojeni Taren në Shqipëri! Oferta e re e Lacios blindon drejtuesin

Sadik.Autor

Leave a Comment