Futboll Sport

MILANI GATI PËR GODITJEN E BUJSHME NË MERKATO/ Kuqezinjtë nisin tratativat për titullarin e Interit

Milani mund të kërkojë një prurje të re në mbrojtje për sezonin e ardhshëm. Në fakt, kuqezinjtë mund të kërkojnë një pjesë shtesë, duke pasur parasysh moshën dhe problemet fizike të Simon Kjaerit, i cili sivjet po has jo pak vështirësi për t’u imponuar në fushën e blertë. Një emër që do të kishte dalë në këto orë do të ishte i bujshëm.

Ditët e fundit, Milani thuhet të ketë kryer një sondazh për Stefan de Vraj. Mbrojtësit të Interit i skadon kontrata në qershor dhe për këtë arsye është i disponueshëm si transferim i lirë në fund të sezonit.

Këtë e raporton rrjeti DAZN, i cili megjithatë shton se holandezi do të kishte marrë një ofertë të rëndësishme nga Njukasëlli. Gjithashtu dyshohet se holandezi refuzoi kuqezinjtë, si një formë respekti për Interin.

Nga ana tjetër, menaxheri i De Vrajit, ka konfirmuar se në orët e fundit është kontaktuar nga klubi zikaltër për të gjetur gjuhën për një rinovim të përbashkët, pasi fituesit e Superkupës së Italisë dështuan të rinovojnë me Shkrinjarin.

Sllovaku nga ana e tij ka një akord me PSG-në dhe mbetet vetëm për të kuptuar nëse do të transferohet në Paris që tani, apo do të presë përfundimin e kontratës me Interin.

Related posts

KRIZA EKONOMIKE/ Real Madrid merr goditjen e radhës, Perez kërkesë lojtarëve për…

Delo.autor

“EL CLASICO” E 253-TË/ Barcelona mund të shkruajë historinë në “Camp Nou”…

F.autor

E KONFIRMON kreu i FIFA-s: Mbi 500 milionë kërkesa për bileta nga tifozët për Kupën e Botës 2026

F.autor

Leave a Comment