Futboll Sport

MISTERI PAS VDEKJES SË PELES/ Çfarë fshihet në dollapin e mbyllur 40 vite më parë në dhomat e zhveshjes të Santos?

Bota e futbollit i ka dhënë lamtumirën këto ditë një prej legjendave më të mëdha të këtij sporti, brazilianit Pele. Ky i fundit ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme në futbollin botëror, duke u cilësuar shpeshherë si “themeluesi” i futbollit modern.

Por përtej një trashëgimie me spektakël e gola të shumtë të shënuar, ai ka lënë edhe një kujtim të pazakontë, në atë që është misteri më i madh që shoqëron karrierën e tij, të ruajtur me shumë fanatizëm. Bëhet fjalë për dollapin e tij në dhomat e zhveshjeve të Santos, i cili është i mbyllur dhe aaprekur që nga dita kur legjenda i dha lamtumirën klubit.

“Askush nuk e ka zënë vendin që ishte i Pele në dhomat e zhveshjes të Santos. Ka atje një dollap që është i mbyllur që kur luajti për herë të fundit me këtë klub. Ai ka vendosur disa gjëra aty brenda, e mbylli dhe tha ‘mund ta hapni kur unë të mos jem më mes jush’”, shpjegoi Gustavo Leal për misterin që shoqëron dollapin e Pele dhe përmbajtjen e tij.

Nuk dihet nëse Santos do të vendosë të hapë më në fund këtë dollap të famshëm apo nëse do të vazhdojë të ruajë një nga misteret e mëdha që ka shoqëruar karrierën e Pele, me këtë dollap i cili është kthyer në një objekt kulti në klubin brazilian.

Related posts

“E 5-TA NË BOTË”/ Luiza Gega flet për arritjen historike në Amerikë: Jam kaq e lumtur!

F.autor

Axhenda e Kategorisë Superiore, ja kur do të zhvillohet java e 26-të (FOTO)

Q.Autor

“KUKËSI GATI PËR KTHESËN E MADHE”/ Drejtori Nexhipi: Do të jemi në luftë për titullin deri në fund

Delo.autor

Leave a Comment