Futboll Sport

NGA “DA VINÇI” TE PUSHIMET NË HAPËSIRË/ Ja çfarë mund të blejë Kristiano Ronaldo me kontratën e re

E ardhmja e Kristiano Ronaldos do të jetë në Arabinë Saudite. Siç tashmë dihet, ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë për 200 milionë euro në sezon (një pjesë e madhe e së cilës përfaqësohet nga të ardhurat komerciale) me AlNasr. Sa fiton 37-vjeçari në një orë dhe sa në sekondë? Çfarë mund të blinte ai me paratë e rrogës? Këto pyetje, marrin që tani një përgjigje.

NJË VILË NË MUAJ – Një numër i pacaktuar dhomash, duke përfshirë 26 banja. Dhe pastaj një dhomë për të luajtur bouling, një stallë për kuajt, natyrisht një pishinë, një garazh 330 m2 dhe madje edhe një pistë makinash “në oborr” për t’u argëtuar me koleksionin e tij. Një vilë e tillë ekziston realisht në Florida dhe në vitin 2020 është shitur për 17.5 milionë dollarë, pra 16.15 milionë euro. Epo: Kristiano Ronaldo mund të përballonte një të tillë çdo muaj.

ORA MË E SHTRENJTË – Sipas vlerësimeve të fundit ora më e shtrenjtë në botë do të ishte “Breguet Grande Complication Marie Antoinette”. Një orë xhepi, për të qenë të saktë. Me një kosto prej rreth 28 milionë eurosh. Për të parë një dëshirë të tillë të plotësuar, 37-vjeçari do të duhet të priste nja dy muaj (ose pak më pak) që të ishte në gjendje ta blinte.

NJË “ROLEKS” NË DITË – I lançuar në vitin 1963, “Cosmograph Daytona” u krijua për të përmbushur nevojat e shoferëve profesionistë. Kjo orë është një ikonë në botën e sporteve motorike dhe performancës së lartë. Po flasim për një nga linjat më prestigjioze dhe më të shtrenjta “Rolex” ku disa modele kapin çmimin deri në 500 mijë euro. Me para në dorë, Kristiano mund të përballojë një orë të tillë në ditë.

PUSHIME HAPËSINORE – A ju kujtohet fluturimi i famshëm i Xhef Bezosit në hapësirë? Emocioni i të parit të Tokës nga një lartësi prej 100 kilometrash në bordin e raketës “New Shepard” i kishte kushtuar një miliarderi anonim 28 milionë dollarë. Do të thotë që nëse pas një viti punë të palodhur CR7 do të dëshironte të shkonte me pushime në hapësirë me Xheorxhinën dhe 5 fëmijët, do të shpenzonte 185.5 milionë.

NJË ISHULL NË VIT – CR7 mund të zgjidhte një ishull privat. Për më të shtrenjtën në botë (në Hauai, të blerë për 380 milionë euro) do t’i duhej të priste gati dy vjet, por nëse nuk donte të priste kaq gjatë, ai mund të “zgjidhej” me të dytin më të shtrenjtë ndonjëherë: Rang. Ishulli Yai, në Tajlandë, 110 hektarë, i rrethuar nga ujëra transparente dhe plazhe ëndrrash. Çmimi? Rreth 130 milionë euro!

AVIONI I ABRAMOVIÇIT – Pronat e Abramoviçit përfshijnë gjithashtu avionin privat Boeing 767-33A: ai përfshin një dhomë ngrënieje për tridhjetë persona, orendi prej druri e ari dhe aksesorë Hermes. I vlerësuar në 170 milionë dollarë, Ronaldo mund të përballonte pothuajse tre, madje duke marrë luksin për të fluturuar me një avion dhe për t’u kthyer me një tjetër, duke e lënë të tretin “në garazh”.

KRYEVEPRA NË SHTËPI – “Britma” e Edvard Munç është piktura më e shtrenjtë në botë me një vlerë prej 120 milionë eurosh. Ronaldo mund të blinte katër të tilla me pagën që do të marrë për dy sezone në Arabinë Saudite. Nëse do të donte një kryevepër absolute, piktura më e shtrenjtë në histori, “Salvador Mundi” e Leonardo da Vinçit, iu shit Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman në vitin 2017 për 450 milionë dollarë. Ronaldo duhet të investojë pothuajse gjithçka që fiton në dy vite e gjysmë në AlNasr për të bindur fqinjin e tij të ardhshëm që t’ia shesë atë.

123456

Related posts

Pele: Kampionët si Ronaldo nuk lodhen kurrë me sfida të reja

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Arrin marrëveshjen me Teutën mesfushori shkodran…

Delo.autor

DERBI I ITALISË/ Nga sulmi te mbrojtja, ja lufta që pritet në çdo repart në Inter-Juventus…

Delo.autor

Leave a Comment