Futboll Sport

ALMERIA TRIUMFOI PËR HERË TË PARË NDAJ BARCELONËS/ Katalanasit regjistrojnë një rekord negativ

Barcelona u “thye” në transfertë nga Almeria pasi u mposhtën me rezultatin 1-0. Për vendasit ishte triumfi i parë në histori përballë blaugranave.

Të besuarit e trajnerit Ksavi Hernandez nuk patën energjinë e duhur dhe pas kësaj humbje janë vetëm 7 pikë para “Los Blancos”.

Barça regjistroi edhe një rekord negativ duke qenë se për herë të parë nga tetori i vitit 2022, Robert Levandovski me shokë nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës. Për herë të fundit kur katalanasit dështonin të shënonin gol, ishte ndeshja e 26 tetorit në Champions përballë Bajernit Mynihut (0-3) në “Camp Nou”.

Sa i takon La Liga-s ishte e dyta herë që Barcelona nuk ia del të shënojë gol teksa më parë kishte “ngecur” në një barazim 0-0 në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Rajo Vajekanos.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku AlLegri merr kohë, Juventus mendon t’i besojë stolin një ish-milanisti

Delo.autor

MIQËSORE/ Gjermania dhe Turqia “paqe” me 6 gola, Italia “asfalton” Moldavinë

Delo.autor

FROSINONE – MILAN/ “Kuqezinjtë” synojnë të dalin nga kriza me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment