Futboll Sport

“MENJA DHE IBRA DY LIDERË TË VËRTETË”/ Pioli: Jemi shëruar, nuk i kishim bërë 4 fitore kurrë sivjet

“Milani im më në fund u shërua”. Ishte kjo batuta e parë e Stefano Piolit, pas fitores së djeshme me Atalantën, ndonëse ai nuk kërkon që skuadra të ndalet këtu, përkundrazi. pioli

“E rëndësishme ishte t’u jepnim vazhdimësi rezultateve tona pozitive, edhe sepse katër fitore radhazi (3 në kampionat si dhe ajo në Champions ndaj Totenhemit) sivjet nuk i kishim bërë. Nuk ishte një moment i lehtë, por kemi punuar shumë për të rigjetur intensitetin dhe personalitetin tonë në fushë. Ndaj Atalantës mora vetëm sinjale pozitive nga skuadra, ndonëse kampionati është ende shumë i gjatë dhe na duhet të bëjmë ende shumë pikë, për të blinduar zonën ‘Champions’”.

Ndërkohë, lidhur me rikthimet në fushë pas një kohe shumë të gjatë të Majk Menjasë dhe Zlatan Ibrahimoviçit, Pioli nënvizon: “Rigjejmë dy liderë të vërtetë dhe me dy lojtarë të tillë në dispozicion na ndihmon shumë. Ata shtojnë teknikë dhe karakter. Majk ka vuajtur shumë, Ibra edhe më shumë, por tani që rikthehen do të na ndihmojnë shumë, jam i bindur. Ndërkohë, dua të shtoj një koment për Kruniçin, që shpesh nënvlerësohet, pasi bëri vërtet një ndeshje të madhe ne nivel taktik dhe jam i lumtur që stërvis një lojtar si ai. Gjithsesi, tani të mos na marrë shumë koka erë dhe të shkojmë të fitojmë me Fiorentinën”, u shpreh trajneri kuqezi.

Related posts

Analiza e Allegri/ Hysaj ishte fantastik, neutralizoi Mandzukic

Sadik.Autor

Afron finalja e Europa League, Marsejë-Atletico në Lion

Sadik.Autor

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

Leave a Comment