Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Tetë skuadra kërkojnë tre pikë, mësoni formacionet zyrtare të sfidave

Kategoria e Parë luan dhe katër sfidat e saj të fundit të javës së 16-të, ku në lojë vazhdojnë të jenë shumë objektiva.

Sfida që spikat është ajo mes Burrelit dhe Dinamos. Skuadra e drejtuar nga Dorian Bubeqi kërkon të shmangë zonën e ftohtë dhe të futet në garë për një vend në zonën “playoff”. Gjithsesi, kryeqytetasit duan të ruajnë distancën me ndjekësit dhe të marshojnë në vendin e parë.

Skënderbeu pret Orikun, në një sfidë që duket e lehtë në letër për korçarët. Gjithsesi Oriku do të bëjë çmos në mënyrë që të vazhdojë garën e saj për mbijetesë.

Luzi pret në shtëpi Korabin, me këtë të fundit që është në luftë për një vend që të çon direkt në Superiore.

Ndërsa në Fier, Apolonia do të presë Besën. Fierakët duan të dalin nga zona e ftohtë dhe të futen në zonën “playoff”, ndërsa Besa kërkon t’i ruaj pozitat e saj në renditje.

Të katërta përballjet do të luhen në orën 13:00.

NDESHJET:

BURRELI – DINAMO 13:00

SKËNDERBEU – ORIKU 13:00

LUZI – KORABI 13:00

APOLONIA – BESA 13:00

FROMACIONET ZYRTARE:

BURRELI – DINAMO

BURRELI: Birja, Hasa, Markos, Dedgjonaj, Kastrati, Aijetoja, Kurbneshi, Stana, Koleci, Ferruku, Toma.

Trajner: Dorian Bubeqi

DINAMO: Krosta, Mija, Imami, Zhivanaj, Prodani, Daja, Allmuça, Preloshi, Vokrri, Denison, T. Marku.

Trajner: Nevil Dede

SKËNDERBEU – ORIKU

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Nikaj, Idrizaj, Pecani, Liço, Temitope, Abubakar.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

ORIKU: Muho, Karvalho, Xhefersom, Deliaj, Malko, Dalanaj, Kasaj, Zholi, Abara, Barbosa, Mateus.

Trajner: Arlind Rustemi

LUZI – KORABI

LUZI: Fuçia, Xhika, Gjinaj, Treni, Ferraj, Çuçka, Teqja, Spahiu, Hima, Zeqiraj, Burgaj.

Trajner: Blendi Kadiu

KORABI: Qyrani, Lala, Hoxhaj, Selmani, Lila, Joti, Dragoj, Tabaku, Paplekaj, Beshiraj, Keko.

Trajner: Shpend Kumbarçe

APOLONIA – BESA

APOLONIA: Bushi, Izrael, Ndubuisi, Repaj, Asllanaj, Orelesi, Shanaj, Khalid, Hebeja, Maksuti, Antoni.

Trajner: Veljko Dovedan

BESA: Dobjani, Perja, Ramilli, Reçi, Nurja, Sulovari, Dalipi, Kuka, Ntephe, Hoxha, Onuh.

Trajner: Gugash Magani

Related posts

E KISHTE KAPUR NGA B*THËT/ Zbulohen pamje të reja të gazetares në festë me boksierin që e puthi live (VIDEO)

Delo.autor

“RAMOSI I BARÇËS”/ Katalanasit kalojnë në avantazh me mbrojtësin spanjoll

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Legjenda e Liverpool: Po fituan “3 Luanët”, si skocez që jam do zhdukem të luaj…

Delo.autor

Leave a Comment