Futboll Sport

LEGJIONARËT NË AKSION/ Vetëm Kumbulla “ngroh” stolin. Paraqitje pozitive e kuqezinjve në Serie A

Roma ruan hapin e Inter, thyen 1-0 Verona-n dhe përforcon pozitat për një vend në Champions, pas javës së 23-të ndodhen në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, po aq sa Milan dhe plus dy në raport me Lazio-n.

Në stadiumin Olimpik vendosi një gol i shënuar nga Solbakken në minutën e 45-të. Jose Mourinho nuk e preferoi për asnjë minutë qendërmbrojtësin kuqezi, Marash Kumbulla.

Me Hysajn titullar nga minuta e parë, Lazio siguroi një fitore të pastër 0-2 në transfertë përballe Salernitana-s. Ciro Immobile ishte njeri i ndeshjes, autor i një dygolëshi brenda nëntë minutash në pjesën e dytë.

Në fund të sfidës, Hysaj u vlerësua me notën 6-të.

Titullar dhe 90-minuta në fushë ishte dhe Berat Gjimshiti për Atalanta-n. Ekipi i Gasperinit pësoi një humbje 1-2 në Bergamo përballë Lecces.

Pavarësisht dy golave të pësuar, Berat Gjimshiti, ishte lojtari më i vlerësuar në mbrojtjen e Atalanta-s, nota 6. Një tjetër paraqitje pozitive zhvilloi këtë javë edhe qendërmbrojtësit tjetër Adrian Ismajli.

Pas barazimit 1-1 në transfertë përballë Fiorenties, Ismajli u vlerësua me notën 6.

Related posts

Anulimi i kontratës së Donnarummas, reagon Gattuso: Nuk kemi probleme me Gigion!

Q.Autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi në Belgjikë me telashin Mazrekaj, kompanitë e basteve as nuk e llogaritin

Delo.autor

40 VITE ARKITEKT I BAYERNIT/ Uli Hënes e nisi me vetëm… 12 bashkëpunëtorë

F.autor

Leave a Comment