Futboll Seria A Sport

KTHIMI I TOFOZËVE NË STADIUME? Ministri italian i Sporteve: E pamundur të ndodhë brenda muajit…

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora hodhi poshtë mundësinë e kthimit të tifozëve në stadiume brenda muajit janar. Në një intervistë për “Rai 3”, zyrtari i lartë i qeverisë së Italisë saktësoi se për momentin nuk është në prioritet rikthimi dhe menaxhimi i tifozëve në stadiume për shkak të pandemisë së ‘COVID’-it.

Megjithatë, Spadafora pranoi se dëshiron që një e tillë të realizohet sa më shpejt, por kushtet nuk garantojnë një lejim për futjen e pjesshme të tifozëve në stadiume.

“Përjashtoj si mundësi muajin janar për kthimin e tifozëve. E them shumë qartë. E di që çdo tifoz dëshiron të jetë prapë në stadium. Ne si qeveri duhet të kemi prioritete. Në ‘Olimpiko’ të Romës nëse lajon 20 mijë tifozë të futet duhet një të kryhen një sërë kontrollesh dhe menaxhimi, që për momentin nuk janë prioritare. Dëshira ime është që të tifozët të kthehen sa më shpejt, por kjo nuk mund të ndodhë në janar”, bëri me dije ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora.

Related posts

ÇËSHTJA E DËMTIMEVE TEK SKËNDERBEU/ Ja tre shqetësimet e Memellit para sfidës ndaj Kukësit…

Delo.autor

BARAZIM NË “PAQE”/ Barcelona gabon pa Messin, Eibar e ndal në “Camp Nou”

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Lorik CANA akordon PENALLTINË e parë me sistemin VAR në SHQIPËRI (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment