Futboll Sport

SHORTI LIGA E EUROPËS/ Juventusi “peshkon” rivalët për titull në Gjermani, Junajtid gjen një tjetër ekip spanjoll

Liga e Europës ka mësuar sfidat e raundit të 1/8-ave, me 16 skuadra që janë njohur me kundërshtarët e tyre.

Juventusi do të ketë përballë Fraiburgun, një tjetër short në dukje i lehtë për bardhezinjtë, por me skuadrën gjermane që ndodhet në një formë mjaft të mirë këtë sezon, pritet mos t’ia bëjë të lehtë ekipit të Alegrit aspak të lehtë.

Arsenali do të ketë një transfertë në Portugali përballë Sportingut të Lisbonës ndeshjen e parë, me ekipin e Artetës që duket favorit.

Mançester Junajtid gjen sërish një skuadër spanjolle, që pas Barcelonës tashmë do të ndeshet me Real Betisin.

Një short i fortë për Romën e Murinjos e Kumbullës që do të kenë përballë Real Sociedadin.

Në sfidat e tjera, Union Berlin pret Rojal Union SG, Sevija do të ndeshet me Fenerbahçen, Leverkuesin “peshkon” Ferencvaroshin ndërsa Shahtjori do të luajë me Fejnordin.

NDESHJET:

Union Berlin – Rojal Union SG

Sevija – Fenerbahçe

Juventus – Fraiburg

Bajer Leverkusen – Ferencvarosh

Sporting Lisbon – Arsenal

Mançester Junajtid – Real Betis

Roma – Real Sociedad

Shakhtjor – Fejnord

VAZOT:

VAZO 1: Arsenal, Fenerbahçe, Ferencvarosh, Fejnord, Fraiburg, Real Betis, Real Sociedad, Rojal Union SG.

VAZO 2: Bajer Leverkusen, Juventus, Mançester Junajtid, Roma, Sevija, Shakhtjor, Sporting Lisbonë, Union Berlin.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafë e pafalshme, Mbemba realizon autogol në favor të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

“EL PIBE DE OROS”/ Maradona pranë mrekullisë, intervista pas ndeshjes… në stilin e tij (VIDEO)

Isa.Autor

NJS RIVAL MË PAK PËR BROJËN/ Çelsi gati të çojë në Arabinë Saudite sulmuesin e skuadrës

F.autor

Leave a Comment