Futboll Premier League

Guardiola përgëzon të tijtë: Luajtën shumë mirë ndaj 10 vetave në zonë

Pep Guardiola i ka thurur elozhe Manchester City-t të tij për punën e madhe që bëji për të thyer mbrojtjen kokëfortë të Newcastle gjatë fitores 3-1 të shtunën.

Ishin tre golat e Sergio Aguero-s ato që vendosën ndeshjen, ndërsa për Newcastle golin e vetëm e shënoi Murphy.

“Kemi reaguar shumë mirë pasi lamë dy pikë ndaj Crystal Palace dhe Watford, dhe sot bëmë të njëjtën gjë duke harruar humbjen ndaj Liverpool me një fitore të bukur,” shprehet Guardiola për BT Sport.

“Bëmë një paraqitje fantastike ndaj 10 lojtarëve brenda zonës. Ishim të qetë dhe gjetëm hapësirat.

“Në pjesën e dytë ata kaluan gjysmën e fushës vetëm një herë dhe na ndëshkuan, por bëmë një paraqitje shumë të mirë.

“Në pjesën e dytë e ulëm pak këmbën nga gazi dhe ata barazuan, por reaguam mirë dhe ai aksion i Sane bëri diferencën.

“Aguero është një talent përpara portës. Përpara se të shënonte golin se kishte prekur topin asnjëherë. Na duhen golat e tij të rëndësishëm.”

Related posts

Ambasada amerikane dhe ruse përplasen për sfidën Kroaci-Rusi: Kur do t’ua hiqni vizat kroatëve?

Isa.Autor

SIGURUAN FINALEN E SUPERKUPËS SË SPANJËS/ Casemiro s’ka frikë nga askush: Barca apo Atletico? Për ne…

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Zhbllokohen shifrat në Korçë, Krasniqi gol fantastik me kokë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment