Futboll Sport

200 MIJË EURO NË MINUTË/ Pogba i kushton shtrenjtë Juves, çfarë do të ndodhë në verë?

Çfarë të bëjmë me Paul Pogba? Kjo është pyetja që drejtuesit e Juves e bëjnë prej kohësh, jo vetëm tani që francezi parkoi sërish në bokse. Dikur një idhull i tifozëve, Pogba nuk ka mundur në asnjë moment t’i dhurojë atyre pak nga klasi i tij në këtë rikthim të dytë në Torino. I sapo kthyer në fushë, Pogba pësoi një tjetër dëmtim duke bërë që të qëndrojë jashtë fushave të lojës të paktën deri në prill.

Pogba
Në shifra, Pogba i ka kushtuar Juves 200 mijë euro në 1 minutë. Juve e mori falas nga Man.United, por Pogba përfiton 8 milionë euro në sezon, plus bonuse, ndërsa paguan kesh edhe 4 milionë të tjera kur firmosi. Këto shifra janë shumë për një lojtar që nuk është aktivizuar aspak, janë shumë për një klub në vështirësi financiare dhe të paqartë për të ardhmen.

Pogba
Juve po reflekton shumë për Pogba-n, në tryezë është edhe opsioni për ta shitur në verë, por problemi qëndron se për momentin asnjë nuk është i interesuar për të paguar për shërbimet e tij. Në këto kushte, Juve është e detyruar ta shoqërojë Pogba-n deri sa të dale nga ky tunel, kjo është gjëja më e mirë për të dy palët.

Related posts

MILANI NË FESTË/ Leonardo ndez ëndrrat e tifozëve: IBRA? Nuk po flasim vetëm me atë

Isa.Autor

TERS PËR MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Pëson dëmtim që në ndeshjen e parë si titullar

F.autor

FSHF I DËNOI/ Fanatics nuk duan t’ia dijnë dhe hyjnë në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment