Futboll Sport

SINJALE LAMTUMIRE? Mbappe “ndez” Parisin: Nuk ka rëndësi me kë luaj, dua vetëm të fitoj

Kylian Mbappe është kthyer në një çështje te PSG. Sulmuesi ende nuk e ka vendosur nëse do qëndrojë në Paris apo jo, teksa pothuasje çdo javë ka thashetheme për të ardhmen e tij. Së fundmi, Mbappe ka dhënë një intervistë për “France Football”.

“Nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi se çfarë fanelle kam veshur apo ku, as vitin. Unë dua të fitoj dhe do të kthehem me të njëjtën uri si gjithmonë.”

“Unë jam i uritur për të fituar, jam vazhdimisht i pakënaqur dhe kjo është arsyeja pse nuk më bëjnë kurrë përshtypje rezultatet e mija. Nuk dua të jem pjesë e një ekipi vetëm si pjesëmarrës, kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj të gjithëve.

Nuk duhet të më pyesni se çfarë i mungon PSG-së për të fituar Champions League. Ata që e ndërtojnë ekipin duhet ta fitojnë atë, flas për veten time.” – Tha ai.

Related posts

“I NËNVLERËSUAR”/ “The Sun” i kushton artikull Xhakës

F.autor

Serbi-Brazil/ Fantastik Tiago Silva, brazilianët dyfishojnë rezultatin (VIDEO)

Sadik.Autor

Alaramohet Franca/ Futbollisti i Barcelonës rrezikon Botërorin “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Leave a Comment