Futboll Sport

AKUZOHET PËR PËRDHUNIM/ A do ndërmarrë masa ndaj Hakimit PSG-ja?

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Ashraf Hakimi, pavarësisht se është hetuar për përdhunim, do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme, sipas burimeve të ESPN.

Të hënën, një zyrtar i gjykatës tha se prokurorët francezë kishin nisur një hetim paraprak mbi akuzat për përdhunim. Një vajzë 23-vjeçare tha gjatë fundjavës se Hakimi e kishte përdhunuar. Ajo nuk ka dashur të ngrejë akuza, por megjithatë prokuroria ka hapur një çështje. Lojtari ende nuk është akuzuar.

Ashraf Hakimi mohon gjithçka, por klubi e ka mbështetur lojtarin dhe është gati ta përdorë të shtunën kundër Nantes. Marokeni humbi ndeshjen kundër Marsejës për shkak dëmtimi.

Related posts

“BILD” ZBULON SEKRETIN E NEUER/ Portieri i Bayern Munich i fiksuar me veteranin Buffon për… rekordin

Delo.autor

PANIK PËR BROJAN! Sulmuesi shqiptar goditet me bërryl në fytyrë

F.autor

FITOI ME ATLETICON/ Spalletti sheh larg: Duam finalen e Championsit këtë sezon

Isa.Autor

Leave a Comment