Futboll Sport

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

Më në fund, Stefano Pioli do të ketë në dispozicion grupin e plotë. Infermieria e “djallit” është boshatisur totalisht duke bërë që tekniku kuqezi të buzëqesh në këtë pikë të sezonit.

Pas portierit Mike Maignan, prezenca e tij të cilit pati menjëherë efekte pozitive, grupit iu bashkuar edhe Zlatan Ibrahimovic.

Këtë javë janë stërvitur rregullisht me grupin edhe Ismael Bennacer dhe David Calabria. Të dy lojtarët do të jenë në dispozicion të trajnerit që në sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës, por mbi të gjitha do të jenë në dispozicion për ndeshjen e kthimit kundër Tottenham në Champions League.

Mes Serie A dhe Champions, Milan vjen pas katër fitoreve radhazi, për më tepër katër ndeshje pa pësuar gol, detaj që është shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Maradona e nis me festë, fitore dhe spektakël në Meksikë

Isa.Autor

Largohet një yll, por Manchester United po e transferon një super mesfushor

Sadik.Autor

“TANI LUAJ NË MBROJTJE”/ Panuçi “hap kartat”: Asani i Partizanit mund të bëjë punë, Hafizin do e marr në…

F.autor

Leave a Comment