Futboll Sport

ELEMINIMI I LAZIOS NGA CONFERENCE LEAGUE/ Përplasje mes Sarrit dhe Igli Tares

Lazio u eliminua nga Conference League prej AZ Alkmaar këtë javë.

Sipas “Il Messaggero”, pas largimit nga ky kompeticion evropian, ka shpërthyer kaosi te Lazio. Në Alkmaar, Sarri, trajneri i Lazios, rifilloi kritikat për skuadrën e vënë në dispozicion të tij nga klubit: “Nuk jemi të strukturuar për tre kompeticione”, kishte thënë Sarri pas përfundimit të sfidës në Holandë.

Duket se gjatë asaj nate ka pasur një përplasje me drejtorin sportiv, Igli Tare, dhe nuk ka dyshim se kjo bashkëjetesë nuk mund të zgjasë shumë, pasi nuk është hera e parë që ka debate mes dy palëve.

Me pak fjalë, Lotito, presidenti i klubit kryeqytetas, do të duhet të bëjë një zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur dhe pret të kuptojë nëse skuadra do të jetë në gjendje të marrë një vend në Champions League sezonin e ardhshëm

Related posts

FRIKË PARA “EL CLASICOS”/ Protestuesit e Barcelonës marshojnë drejt hotel “Sofia” (VIDEO)

Delo.autor

E PYESIN PËR KRAHASIMIN MES MESIT DHE VINICIUS/ Përgjigjia epike e Zhordi Albës lë pa fjalë gazetarët (VIDEO)

Delo.autor

JUVENTUSI GJEN “RRJETËN”/ Poker ndaj Lecce dhe +7 nga Lazio

F.autor

Leave a Comment