Futboll Sport

KUALIFIKIMI I INTERIT/ Zhang: Jemi në 8 më të mirët në Evropë

Interi festoi në Portugali, me një barazim 0-0 kundër Portos, duke i dhënë zikaltërve kalimin në çerekfinale të Champions League pas 12 vitesh të gjata mungesë. Presidenti Steven Zhang u gëzua pas ndeshjes për këtë arritje.

“Më në fund ne jemi konkurrues në një nivel shumë të lartë ndërkombëtar. Puna e madhe dhe e vështirë e sakrificës së klubit është reflektuar në fushë me objektivat e arritura. Jemi shumë të lumtur që jemi ndër tetë më të mirët në Evropë, ne duam gjithmonë të konkurrojmë në nivelet më të larta.

Çdo ekip me të cilin përballemi në çerekfinale do të jetë ende i fortë dhe i komplikuar për të luajtur. Për një klub si ne është gjithmonë e rëndësishme të konkurrojmë në një nivel të lartë në Evropë, ky është synimi ynë dhe ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë hapin tjetër dhe të ngremë shiritin”, është shprehur presidenti i Interit.

Related posts

“NUK ËSHTË KAMPIONAT I LEHTË”/ Trajneri Cungu: Laçi më i fortë se vjet, ja çfarë pres nga skuadra

Delo.autor

“DO PËRJASHTOHEN MENJËHERË NËSE…”/ Numri një i futbollit në Itali kërcënon Juventusin

F.autor

ALISSON PORTIERI MË I MIRË NË BOTË/ Shikoni pritjen “MAGJIKE” që i bëri “Pleshtit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment