Futboll Seria A Sport

EKIP I FRIKSHËM/ Ja ndryshimet që priten te formacioni i INTERIT ndaj Torinos

Luciano Spalletti është treguar misterioz për sa i përket 11 lojtarëve që do të fusë në fushë ndaj Torinos, dhe as Samir Handanovic nuk e ka të sigurt që do të luajë. Zikaltrit e kanë nisur keq sezonin me humbjen 1-0 ndaj Sassuolo-s, kështu që trajneri po mendon të ndryshojë skemë.

Kroatët Perisic dhe Vrsaljko pritet ta nisin që nga minuta e parë ndeshjen pasi janë rikthyer vonë nga pushimet pas Kupës së Botës.Skriniar është gati dhe Asamoah pritet të kalojë në krahun e majtë të mbrojtjes që nga minuta e parë.

Gjithsesi, Martinez dhe Politano pritet ta nisi përsëri ndeshjen nga minuta e parë pas shpinës së Icardi-t. Handanovic ka pësuar një dëmtim, por thuhet se do të jetë gati për ndeshjen e darkës. Gjithsesi, La Gazzetta dello Sport raporton se Spalletti mund të zgjedhë një mbrojtje me tre në skemën 3-4-2-1, me Skriniar, Miranda dhe De Vrij në prapavijë.

Kjo do ta dërgonte argjentinasin Martinez në stol, po ashtu edhe Keita Balde.

Formacioni i mundshëm i Inter: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Martinez, Perisic; Icardi

Related posts

E BUJSHME/ Alexis Sanchez dënohet me 16 muaj burg

Q.Autor

YLLI I “DJAJVE TË KUQ” SULMON MOUN/ Sanchez: Brenda grupit ekzistonte një gjendje…

Delo.autor

YLLI SEFERI U PREZANTUA TEK “BARDHEBLUTË”/ Ja si pritet të rreshtohen Kampionët e Superiores në sfidën e radhës…

Delo.autor

Leave a Comment