Futboll Sport

“MACJA E ZEZË” E KLOPP/ Reali e dërgon në shtëpi. Ancelotti: Dua Milanin në finale

Nuk ka mrekulli për Liverpool, aq më pak në Madrid. Real Madrid konfirmohet edhe një herë si “macja e zezë” e Jurgen Klopp, në katër përballjet me ekipin spanjoll, që kur është ulur në stolin e kuq, Klopp ka dalë gjithnjë i humbur, historia nuk ndryshoi as këtë herë. Suksesi 5-2 në sfidën e parë i dha mundësinë Realit të menaxhonte si duhet ndeshjen e kthimit.

Në “Bernabeu” ritmi i lojës ishte i lartë në pjesën e parë, raste nga të dy ekipet, ku Alison dhe Courtua u kthyen në një “mur” të pakalueshëm. Në minutën e 78-të, ishte i përhershmi Karim Benzema që ndëshkoi Liverpool pas një asist nga Vinicius Jr. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Real Madrid që siguroi një biletë për në fazën çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 6-2.

Në përfundim të sfidës, Carlo Ancelotti nuk nguroi as të shpreh një dëshirë: “Zhvilluam ndeshjen që dëshironim. Liverpool është një klub zotërinjsh dhe ky kualifikim merr me shumë vlera. Kë dëshiroj në çerekfinale? Nuk e di, di vetëm të them që Milanin e dua në finale, jo tani”, u shpreh Ancelotti.

Si gjithnjë kavaljer në deklaratat e tij u shfaq Jurgen Klopp duke përgëzuar rivalët: “Nëse dëshiron të kalosh turin duhet të bësh një paraqitje speciale, ne nuk e bëmë. U kualifikua ekipi që e meritoi më shumë”, theksoi Klopp për BT Sport.

Related posts

Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)

Sadik.Autor

Eibar – Real Madrid, kjo është nota e Cristiano Ronaldos

Q.Autor

E DHIMBSHME/ Sporti SHQIPTAR është në zi, ndahet nga jeta volejbollisti i njohur (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment