Futboll Sport

MESSI DO NJË TJETËR KUPË BOTE/ Zbulohet plani i argjentinasit për Botërorin 2026

Suksesi në Botërorin 2022 i ka dhënë fund edhe makthit të madh të karrierës së Lionel Mesit, i cili tashmë ka fituar thuajse çdo gjë të mundshme në futboll. Por me sa duket, ai triumf në Katar i ka shijuar aq shumë sa “Pleshti” tashmë kërkon që ta përsëritë edhe një herë.

Sipas mediave spanjolle, plani i tij për të ardhmen sheh pikërisht nga Botërori 2026, kur mendon se do të jetë edhe fundi i karrierës së tij. Iberikët janë të bindur se ky vendim i jep fund ëndrrës së tifozëve të Barcelonës për ta parë edhe një herë me fanellën e tyre, pasi ai po planifikon edhe një tjetër sezon te PSG.

Më pas, karrierën do ta vazhdojë deri në vitin 2026 në SHBA, në kampionatin amerikan, për të përgatitur sa më mirë pjesëmarrjen në Kupën e Botës e cila zhvillohet pikërisht në këtë vend. Kështu, ai do të mbyllte karrierën në moshën 39-vjeccare dhe në rast të një suksesi, do të bënte daljen perfektë nga skena e futbollit botëror.

Related posts

MUNGON ENDE NJË DATË PËR RIFILLIMIN E SERIE A/ Kryeministri Conte: Nuk kemi siguri për të rikthyer sportin

Delo.autor

“JEMI MILAN E NUK MUND TË VENDOSIM KUFIJ”/ Trajneri Pioli: Lojtarët për mua thonë që…

Delo.autor

NEYMARI I RI/ MILANI sfidon REALIN për talentin më të madh BRAZILIAN

Isa.Autor

Leave a Comment