Futboll Gossip Sport

“PARAJSA ËSHTË VËRTET E BUKUR”/ Bashkëshortja e Boateng e lumtur në krahët e tij

Në moshën 36-vjeçare Kevin Prince Boateng jo vetëm që nuk heq dorë nga futbolli i luajtur, por shfaqet në formë fizike perfektë. Këtë ia vë në pah edhe bashkëshortja e tij.

“Parajsa është vërtet e bukur” shkruan Valentina Fradegrada duke përqafuar partnerin e saj. Çifti përfitoi nga pauza e ndeshjeve të kombëtareve për t’u larguar pak ditë nga kryeqyteti gjerman, teksa Kevin Prince Boateng luan me Hertha Berlin.

Ish-futbollisti i Milan dhe Barcelonës u martua me Fradegradan korrikun e kaluar dhe duken të lumtur bashkë. Partnerja e mesfushorit ganez shfaqet shpesh provokuese në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e fansave, por Kevin asnjëherë nuk e ka shprehur se ndihet xheloz, përkundrazi është i pari që komenton për format perfektë që ka partnerja.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Vinicius udhëton 20.700 km në 10 ditë dhe as edhe një minutë në ekipin kombëtar

Delo.autor

Një autogol shpëton nga humbja Parisin

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Ja kalendari i eliminatoreve në volejboll për meshkuj

Isa.Autor

Leave a Comment