Futboll Sport

DASHURI PA KUSHTE/ Milan i ofron Ibrës kontratë të re. “Djalli” blindon edhe Maignan

Milan-Ibra duket një dashuri pa kushte, një marrëdhënie shumë e fortë e cilat pritet të zgjas sërish, të paktën edhe për një tjetër vit si lojtar. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kuqezi do t’i paraqesin Ibrës një kontratë të re 1 vjeçare.

Gjigandit suedez i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni, por palët mund të shkojnë shumë shpejt në gjetjen e një akordi të ri edhe për sezonin e ardhshëm. Ibra pritet të përfitojë nga kontrata e re 1.5 milionë euro neto, plus bonuse.

Ibra

Ibra është çështja me e thjeshtë, sigurisht jo më e rëndësishmja, pasi drejtuesit e “djallit” po punojnë këtë periudhë për të blinduar disa nga titullarët kryesorë të ekipit. I pari në listë ka qenë dhe mbetet Rafael Leao. Sulmuesi portugez ka shprehur gjithnjë dëshirën për të vijuar karrierën në Milano, por pengesat mbeten të njëjta, duke nisur nga kërkesat financiare, te heqja e klauzolës dhe deri tek borxhi që i ka Sporting Lisbonës.

La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport, palët kanë parashikuar një tjetër takim dhe nëse brenda Pashkëve nuk marrin një përgjigje atëherë Leao do të dalë në shitje në fund të këtij sezoni.

 

 

Mike

Prioritet për Maldinin dhe stafin e tij është edhe portieri Mike Maignan. Ylli francez ndihet komod me fanellën kuqezi, këtë ia ka bërë të qartë edhe drejtuesve të cilët po punojnë për t’i ofruar një kontratë të re, aktualja përfundon në 2026, por me këtë lëvizje dëshirojnë t’i rrisin pagën një lojtari që e blenë për 15 milionë euro nga Lille, ndërsa tani kushton minimalisht 60 milionë euro.

Related posts

Startojnë emocionet e ndeshjes/ XHAKA është gati për një tjetër…perlë (FOTO)

Isa.Autor

TMERROHET ICARDI/ Konfirmohet marrëdhënia pasionante mes Maradonës dhe Wanda Narës (VIDEO)

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ “Blutë” përfutojnë një penallti, Ibraimi ndëshkon Tiranën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment