Futboll Sport

SHKËLQEJNË “BOMBERAT” KUQEZI/ Seferi bën dopietë, Uzuni “topçi” në Spanjë

Në premierën e tij në krye të përfaqësueses kuqezi, në transfertën përballë Polonisë, Sylvinho mund të qëndrojë i qetë, të paktën kur bëhet fjalë për fazën sulmuese. Sigurisht nuk do të ketë në dispozicion “bomberin” kryesor, Armando Broja, por për fat të mirë sulmuesit e tjerë po kalojnë një formë të shkëlqyer.

Ftesa e parë e bërë publike është ajo ndaj Taulant Seferit, ftesë e konfirmuar nga klubi i tij Vorskla Poltava. Ish sulmuesi i Tiranës po kalon momentin e tij më të mirë në Ukrainë, ku këtë fundjave realizoi një tjetër dopietë.

Seferi shënoi me aksion në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar një pikë ekipit të tij pas barazimit 2-2. Vetëm në dy ndeshjet e fundit, Seferi ka realizuar katër gola, tetë në total këtë sezon.

Një formë fantastike po kalon edhe Myrto Uzuni, me sulmuesi kuqezi që gjeti sërish rrugën e rrjetës këtë javë për Granadën. Uzuni u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke e dërguar në 19 numrin e golave këtë sezoni, golashënuesi më i mirë në LaLiga2.

Një moment shumë të mirë po kalon edhe Ernest Muçi, i cili pritet të marrë një ftesë nga Sylvinho për transfertën polake. Ish sulmuesi i Tiranës dhuroi asistin e radhës për Legia-n, një nga më të mirët në fushë për ekipin polak.

Rrugën e rrjetës e gjeti këtë javë edhe Lindon Selahi për ekipin e tij të Rijekës.

Related posts

E HABITSHME/ TOUR DE FRANCE: Tifozët GODASIN dhe PËSHTYJNË çiklistin (VIDEO)

Isa.Autor

LIHTENSHTEJN-GJERMANI/ Debuton trajneri Flcik: Lojtarët ishin zjarr në stërvitje, Kimmich është një…

Delo.autor

Jashtë Guardiola/ Ja 3 finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment