Futboll Seria A Sport

OFERTAT NGA SERIE A NUK MUNGOJNË/ Por Galatasaray është gati të blejë kartonin e Icardit

Sezonet italiane si golashënues i pamëshirshëm janë të papërsëritshëm, por Icardi tani po shkëlqen edhe në Turqi. Pas dy viteve të fundit jo të mira, ish-kapiteni i Inter-it, në fakt, po arrin të rikthehet në nivele të mira në Turqi me fanellën e Galatasaray.

9 gola dhe 6 asiste është ecuria e deritanishme e sulmuesit argjentinas me fanellën e verdhekuqve nga Stambolli, të cilit në janar iu bashkua një tjetër yll i Serisë A: Nicolo Zaniolo.

Skuadra e drejtuar nga Okan Buruk është e para në Superligë me 57 pikë, 6 më shumë se Fenerbahce e vendit të dytë. Me pak fjalë, fitorja e titullit është shumë i mundshëm.

Një nga pikat e forta është Mauro Icardi, për të cilin ka pasur zëra kohët e fundit për një kthim të mundshëm në Itali. Në këtë rast tek Juventus, Milan dhe Roma, tre ekipe në kërkim të një qendërsulmuesi. E gjitha duke filluar nga thashethemet që flasin për dëshirën e tij të mundshme për t’u rikthyer në futbollin që ka rëndësi, veçanërisht në Itali ku ai jetoi vitet më të mira të karrierës së tij.

Për momentin, megjithatë, një rikthim në Serie A duket i ndërlikuar. Më i besueshëm është qëndrimi në Turqi i Icardi-t, me klubin turk që do të kthehet të luajë në Champions League vitin e ardhshëm.

Në lidhje me këtë, faqja turke ‘Sabah’ i jep drejtuesit e Galatasaray të vendosur ta blejnë përfundimisht lojtarin. PSG, me të cilin argjentinasi ka një kontratë deri në qershor 2024 kundrejt një page prej rreth 12 milionë euro duke përfshirë bonuset, është gati ta lërë të lirë për rreth dhjetë milionë euro.

Related posts

REZULTATET E DOBËTA/ Drejtuesit e Arsenalit marrin këtë vendim për Emery

Delo.autor

Partizani ka një “armë të fortë”, tifozët “Guerrils” drejt Vlorës në mbështetje të klubit

Sadik.Autor

“NË DERBI 45 MINUTA MË TË MIRA NË 5 VITET E FUNDIT”/ Maldini: Ky nuk është Milan ëndrrash, por…

Delo.autor

Leave a Comment