Futboll Sport

SHORTI I CHAMPIONS/ Derbi italian, një tjetër angleze për Real Madrid. Guardiola gjen ish-skuadrën e tij

Champions League do të ofrojë përballje që do të mbeten në histori, pas shortit të çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve që u hodh këtë të premte në Nion të Zvicrës.

Real Madrid, kampion në fuqi, gjen një tjetër angleze në çerekfinale, Chelsea-n, pasi eliminoi Liverpool në fazën e 1/8-ave. Manchester City do të ndeshet me një tjetër skuadër gjermane, por me një histori tjetër në Champions League, Bayern Munchen, në një sfidë që vë përballë trajnerin Pep Guardiola me ish-skuadrën e tij.

Derbi i Italisë është i siguruar në Europë, pasi Milan dhe Napoli do të përballen me njëra-tjetrën, ndërsa Inter do të kërkojë gjysmëfinalen në sfidën kundër Benfica.

Sfidat çerekfinale:

Real Madrid-Chelsea

Inter-Benfica

Manchester City-Bayern Munchen

Milan-Napoli

Sfidat gjysmëfinale premtojnë të jenë edhe më të zjarrta, pasi fituesja e Real Madrid-Chelsea do të ndeshet me fituesen e Manchester City-Bayern. Ndërsa fituesja e Milan-Napoli do të ndeshet me atë të Inter-Benfica.

Sfidat gjysmëfinale

Milan-Napoli / Inter-Benfica

Real Madrid-Chelsea / Manchester City-Bayern Munchen

Finalja do të zhvillohet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit më 10 qershor 2023.

Related posts

U AFRUA ME BUJË TËMADHE NË 2016/ Higuain prish kontratën me Juventus dhe fluturon drejt…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ilir Daja prezantohet te skuadra e Superligës së Kosovës

Delo.autor

MODELJA SEKSI/ Trëndafila nga Arabia Saudite për “BOMBËN” E ICARDIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment