Futboll La Liga Sport

SHPRESË PËR RIKTHIM? Roberto: Po e presim me padurim MESSIN, PSG po e trajton keq

Barcelona siguroi fitoren e dytë brenda këtij muaji përballë Real Madrid. Skuadra e Xavit triumfoi 2-1 në El Clasico, takim i vlefshëm për kampionatin spanjoll.

Suksesi emocionues e ka dërguar në 12 pikë diferencën e katalanasve ndaj “Los Blancos”. Sergi Roberto realizoi golin e barazimit të përkohshëm, i katërti për të në La Liga.

“Xholi” i Barcelonës ndihet i lumtur për fitoren ndaj Realit, teksa thekson se po e pret me padurim rikthimin e Lionel Messit. Njësoj si të gjithë shokët e skuadrës.

“Kush nuk do të ishte i gatshëm për rikthimin e Messit? Nuk na pëlqen shumë të flasim për këtë temë, pasi është detyra e drejtuesve, trajnerit dhe presidentit.

Por situata në ekip është e qartë. Të gjithë jemi gati ta përqafojmë sërish. Po e presim të rikthehet këtu. Leon nuk po trajtojnë mirë në Paris.

Ai po luan mirë, nuk e kuptoj pse po kritikohet kaq shumë për eliminimin nga Champions League. Sigurisht që ai do të trajtohej shumë herë më mirë te Barcelona”.

Related posts

BOATENG TEK BARCELONA? Në Spanjë nuk e harrojnë për seksin e shfrenuar (FOTO)

Delo.autor

SULMON ASHPËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Ish-trajneri Moggi: Flet shumë dhe do vetëm një gjë…

Delo.autor

AKUZAT NDAJ PRESIDENTIT TË PESHËNGRITJES/ Brahja deklaron: Bëni k*rvlliqe ju femrat kur…

Delo.autor

Leave a Comment