Futboll Sport

“SI DO TA NDALIM MBAPPE?” Trajneri Nagelsmann tregon strategjinë e Bayern Munchen

Bayern Munchen mbrojti kreun në Bundesligë edhe fundjavën që lamë pas, por tashmë e pret supersfida me PSG-në, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje në “Allianz Arena”.

Bavarezët u treguan muskujt francezëve në duelin e parë në Paris, duke fituar 0-1 me gol të Coman. Fakt është se kampionët gjermanë nuk ndodhen në formë optimale, por në Champions deri më tani janë treguar perfektë, 7 fitore, 19 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Por gjithsesi, në kampin bavarez e dinë mirë që Messi dhe Mbappe të ndëshkojnë në çdo moment. Trajneri Julian Nagelsmann pohoi se nuk do të ketë ndonjë strategji ndryshe për të mbuluar yjet e PSG-së. Pyetjes se si do t’ia bësh të ndalësh Mbappe, trajneri i Bayern u përgjigj:

“Ne kemi de Ligt, i aftë jo vetëm të mbrojë mirë, por edhe të shënojë. U përgjigja kështu për të thënë se ne nuk do të futemi në fushën e lojës me idenë të mbrojmë rezultatin e sfidës së parë.

 

 

Është një fitore që të gënjen, ndaj do të hyjmë në fushë të vendosur për të shënuar, për të fituar, vetëm kështu mund t’ia dalim mbanë dhe të vijojmë në misionin tonë. Një dorë do të na japin edhe tifozët tanë” – përfundoi Nagelsmann.

Related posts

DERBI I NDËRRIMIT TË UNIFORMAVE/ Partizani plot me dinamovitë, kur Daja i merrte Shkëmbit titullin

Delo.autor

Nëse KAS konfirmon UEFA-n, ka edhe një shpresë të fundit për Skënderbeun

Sadik.Autor

Courtois “trondit” REALIN: Nuk ka dakordësi për rrotacion, në të kundërt do të…

Isa.Autor

Leave a Comment