Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA NË “LUFTË” ME TATIMET/ Ja situata e bardhebluve për gjendjen financiare

Tirana nuk u licencua nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ka marrë një paralajmërim për mosregjistrim në kampionat. Klubi Tirana nga ana e vet është interesuar në federatë për të sqaruar çështjen dhe cilat janë borxhet që pengojnë klubin të regjistrohet në sezonin e ri.

Pas këtij kërcënimi, klubi ka diskutuar me drejtuesit e FSHF-së dhe janë të bindur se Tirana nuk do të ketë një problem të tillë në të ardhmen, pra, që regjistrimi në kampionat është i garantuar. I gjithë populli bardheblu mund të jetë i qetë, Tirana do të jetë në Superiore.

PROBLEMI – Edhe pse klubi do të zgjidhë situatën, mësohet se Tirana ka një luftë të vërtetë me Drejtorinë e Tatimeve. Kjo e fundit për vite ka hetuar bardheblutë dhe ka rivlerësuar gjendjen e klubit duke nxjerrë me fitim ekipin, në ndryshim nga çfarë thonë bilancet e viteve të kaluara. Në këtë moment që flasim ka një luftë mes palëve, sepse klubi është rivlerësuar për vitet e shkuara, por administratori aktual nuk e pranon një gjë të tillë.

Ka edhe një proces apelimi dhe gjykimi dhe pritet që shumë shpejt çështja të mbyllet. Mes ekipeve të Superiores që janë borxhlie te Tatimet dihet që prej kohësh është edhe Tirana. Kjo gjendje e klubit vjen si pasojë e një borxhi në këtë institucion apo institucione shtetërore dhe private. Kjo do të thotë se nga klubet nuk janë paguar sigurimet shoqërore, shëndetësore, TAP e me radhë.

Kjo situatë bën që futbolli shqiptar të mos diskutojë asnjë plan zhvillimi, asnjë projekt investimi mbi të ardhmen, asnjë hap përmirësimi të cilësisë, por vetëm për mbijetesë, sepse klubet në Europë zor se shkojnë me këtë mal borxhesh. Tirana deri tani ka mbyllur çdo borxh sportiv dhe po nis likuidimin përfundimtar edhe të borxheve që klubi ka ndaj personave privatë.

Related posts

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Juventus gati të sakrifikojë yllin në këmbim të talentit 19-vjeçar

Delo.autor

HUMBJA NDAJ “SHIJAKASVE”/ Ish-drejtori i Vllaznisë: Dikur fitonim me të rinjtë në mes të dhunës (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Manchester City arrinë marrveshjen me Mahrez për shifrën REKORD…

Isa.Autor

Leave a Comment