Futboll Sport

STATISTIKAT/ Interi përballë tabusë “Dragao”, por kur fiton të parën…

Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të marrë jetë akti i dytë i fazës së 1/ 8-ave mes Portos dhe Interit. Falë fitores minimale të firmosur nga Romelu Lukaku në “San Siro”, zikaltrit nisen të avantazhuar, por e dinë që nuk do ta kenë të lehtë në “Dragao”, një tabu për ta._128721306_romelulukakuItalianët kanë arritur vetëm 1 barazim dhe 1 humbje në shtëpinë e Portos, edhe pse kjo e fundit regjistron 3 humbje në 5 ndeshjet e luajtura me Interin në Champions League. Vendimtare për fatet e të dyja ekipeve duket edhe ndeshja e parë, me Interin që është eliminuar vetëm 1 herë kur ka fituar të parën dhe me Porton që është kualifikuar po vetëm një herë, kur ka humbur të parën. Nga kjo e dhënë e deri tek ato që përfshijnë lojtarët e trajnerët, më poshtë janë disa nga statistikat më interesante të sfidës.

STATISTIKAT – Porto ka fituar 4 ndeshjet e fundit në shtëpi në kompeticionet europiane kundër skuadrave italiane duke mposhtur me radhë Romën, Juventusin, Milanin dhe Lacion. Humbja e fundit kundër një skuadre italiane është përballë Juventusit në shkurt 2017.

– Interi ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Portugali (3 barazime dhe 4 humbje).

– Interi është kualifikuar në 4 nga 5 rastet në të cilat ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në Champions League. Zikaltrit janë eliminuar pasi kanë triumfuar në ndeshjen e parë vetëm përballë Vijarrealit të Manuel Pelegrinit në 2005-2006-ën.

– Në 6 nga 7 raste Porto është eliminuar nga Champions League pasi ka humbur ndeshjen e parë. I vetmi përjashtim është sezoni 2018-2019, kur përballte Romën.

– Ndeshja e radhës do të jetë ndeshja e gjashtë e Simone Inzagit në fazën me eliminim direkt të Champions League. Bilanci i trajnerit regjistron 2 fitore (atë 1-0 ndaj Portos dhe atë 1-2 të sezonit të shkuar në “Anfield” përballë Liverpulit) dhe 3 humbje. Me një fitore, 46-vjeçari do ta vendoste në ekuilibër të plotë bilancin e tij.

– Romelu Lukaku vendosi ndeshjen e parë duke shënuar golin e vetëm të sfidës në minutën e 86-të. Belgu ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje me Interin në Champions League dhe me një gol çdo 111 minuta është lojtari me mesataren më të mirë mes atyre që kanë shënuar të paktën 5 gola në kompeticion.

– Edin Xheko është i përfshirë në 4 gola (3 gola, 1 asist) në 7 ndeshje të zikaltërve në këtë sezon të Champions League, më mirë se çdo lojtar tjetër i zikaltërve.

Related posts

SHKËLQEN NË FUSHË ME “ZIKALTËRIT”/ Nga sulmi tek lideri, mbrojtësi Skriniar i bën të gjitha tek Inter

Delo.autor

20 klubet që kanë fituar më shumë më 2017-ën

Sadik.Autor

NË VENDIN E PARË/ Përmbysje e çmendur, Tirana kalon Kukësin me dramë (GOLAT)

F.autor

Leave a Comment