Futboll Sport

REVOLUCION TEK BARCELONA/ Trajneri Koeman nuk ndryshon mendim, përjashton dy yjet nga ekipi

Rreshteri Ronald Koeman duket se nuk ka ndryshuar planet e tij në lidhje me lojtarët që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri. Ata që janë jashtë projektit nuk mund të jenë pjesë e grupit.

Kështu, duket se është konfirmuar vendimi për të lënë jashtë grupit Luis Suarez dhe Arturo Vidal, të dy të nxjerrë në merkato.

Sipas ESPN, trajneri i Barcelona-s ka ftuar Suarez dhe Vidal që të stërviten vetëm, ndërsa vazhdojnë negociatat për transferimin e tyre.

Për Suarez, siç dihet, interesohet Juventus. Ndërsa Vidal kërkohet nga Inter-i. Tani mbetet të kuptohet nëse Koeman do të ndryshojë mendje pas vendimit të Messi-t për të qëndruar.

Related posts

Besart Berisha shënon gol të bukur për Melbourne Victory (VIDEO)

Q.Autor

Agjenti Raiola në kërkim të një klubi të ri për Pogban

Q.Autor

RUSIA JASHTË BOTËRORIT 2026/ UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë qëndrim

F.autor

Leave a Comment