Futboll Sport

“TI SHQIPËRI MË JEP NDER”/ Publikohen fanellat e reja të Kombëtares (DETAJET)

Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave.

FSHF dhe Macron kanë zbuluar fanellat e reja që do të shoqërojnë Kombëtaren shqiptare në rrugëtimin e kualifikuesve të Europianit “Gjermani 2024”.

Premiera është programuar të hënën më 27 mars 2023. Ditë kur skuadra e Sylvinhos përballet me Poloninë në ndeshjen e parë kualifikuese të Grupit E, që do të transmetohet në SuperSport.

Fanella e parë

Shqiponja dykrenore, që përfaqëson identitetin e një populli, guximin dhe vlerat e tij, është motivi grafik dominues në fanellat e reja të Kombëtares. Uniformat janë realizuar tërësisht nga “Eco Fabric”. Një material i përbërë 100% me plastikë të riciklueshme, duke konfirmuar filozofinë e gjelbër të FSHF-së dhe Macron.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi, është me ngjyrë të kuqe. Jakë polo të zezë dhe mbyllje me tre kopsa. Skajet e mëngëve dhe një shirit vertikal anash janë gjithashtu me ngjyrë të zezë. Pjesa e pasme e qafës është e personalizuar me logon e FSHF-së. Dhe logon Macron ku shkruhet “Designed in Bologna”. Për të vërtetuar dhe nxjerrë në pah se si çdo veshje është konceptuar, dizajnuar dhe zhvilluar në selinë qendrore të kompanisë.

Në pjesën e përparme dhe te supet, fanellat karakterizohen nga një grafikë gjeometrike. Brenda së cilës bie në sy dizajni i shqiponjës dykrenore. Në anën e djathtë të gjoksit: e stampuar me material silikon logoja e Macron. Në të majtë logoja e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në pjesën e pasme të qafës, në kornizën e jashtme, është qëndisur “ALBANIA” në ngjyrë të bardhë.

Në pjesën e poshtme të fanellës ka një shirit të brendshëm të personalizuar me mbishkrimin e përsëritur “Ti Shqipëri, më jep nder”. Një fjali kjo e kthyer në moton e Shqipërisë, e marrë nga poezia e Naim Frashërit. Uniforma e parë plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza dhe geta të zeza me një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

Fanella e dytë për ndeshjet në transfertë është me ngjyrë të bardhë, me jakë polo të zezë me vijë të hollë të kuqe. Një kombinim kromatik që e gjejmë në skajet e mëngëve dhe në brezin vertikal në të dyja anët. Paraqitja grafike është identike me fanellën e ndeshjeve në shtëpi. Me grafikë gjeometrike dhe dizajnin e shqiponjës me dy koka në pjesën e përparme.

Gjithashtu në këtë rast ka shkrimin “Ti Shqipëri, më jep nder” në shiritin e brendshëm. Në pjesën e poshtme lexohet edhe “ALBANIA” me ngjyrë të zezë në pjesën e pasme të qafës. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me një kordon dhe shirita anësore në ngjyrë të zezë. Getat e bardha kanë një vijë të kuqe e të hollë në skajin e sipërm.

Së fundmi, fanella e tretë është e gjitha e zezë me detaje të kuqe në jakën me formë polo. Në skajet e mëngëve dhe në vijën e hollë vertikale të kuqe anësore. Në gjoks logoja e FSHF-së është me silikon të kuq, ashtu si edhe logoja e Macron.

Në pjesën e përparme dhe te mëngët përsëriten grafika gjeometrike. Në qendër bie në sy dizajni i shqiponjës, simbol i Kombëtares shqiptare. Pantallonat e shkurtra të zeza kanë një vijë të kuqe e të hollë vertikale anash. Një vijë të kuqe që e gjejmë edhe në skajin e sipërm të getave, gjithmonë të zeza.

Të gjitha fanellat janë të përshtatura në përmasat Slim Fit. Materiali kryesor me të cilën janë të përbëra është Eco-Softlock. Prania e pjesshme e materialit Eco-Mesh i bëjnë veshjet veçanërisht të lehta dhe me ajrosje perfekte./Super Sport

Related posts

KONTRATA DREJT SKADIMIT? Ylli Insigne jep sinjale të qarta për të ardhmen e tij: Rruga është e gjatë, ndaj…

Delo.autor

Ish-mesfushori i BINDUR: Gareth Bale do të jetë lideri ri i Real Madridit

Isa.Autor

Juventus, Marchisio: “Kurrë me tjetër fanellë në Itali. Calciopoli më ndihmoi

Q.Autor

Leave a Comment