Futboll Sport

TRONDITËSE/ Ish lojtari i Barcelonës zihet në lokal për një grua, përfundon në spital

Arda Turan është shndërruar në lajmin kryesor të medieve turke dhe jo për lojën e tij në fushën e blertë.

Sipas gazetave vendase, ish- futbollisti i Atlético Madrid dhe i Barcelonës, ka qenë duke u argëtuar në një klub, pa shoqërinë e gruas së tij, e cila është tetë muajshe shtatzënë. Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin. Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

“Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti.

Ky lajm është publikuar në të gjitha mediat në Turqi, por 31-vjeçari ka përdorur profilin e tij në Instagram, për të sqaruar ngjarjen, ku dhe ka mohuar një pjesë të fakteve. Ai tregon se nuk ka shkuar në spital me armë, dhe pranon se ka pasur një konflikt me Berkay, por thekson se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit.

Related posts

Formacionet zyrtare: Barcelona – Deportivo

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Gary Lineker i shkruan letër “3 Luanëve”: Keni bashkuar një komb të përçarë

Delo.autor

Iniesta: Klubi i ri? Për shkak të Barcelonës, nuk do të luaj në Evropë

Sadik.Autor

Leave a Comment