Futboll Sport

“CO I DHIMBSHËM”/ Mediat “godasin” Barçën. Benzema imiton Puskas, shkruan historinë në “Camp Nou”

Real Madrid dhuron spektakël brenda në “Camp Nou”, thyen Barcelonën me “poker” golash duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Mbretit. Carlo Ancelotti, Benzema, Modric etj, “banda” e vjetër e Realit, vërtetuan edhe një herë se janë ekspertë kur bëhet fjalë për sfida të tilla. Ekipi i Xavit pëson një tjetër “shuplakë” duke bërë që objektivi i tyre i vetëm tashmë të mbetet titulli në La Liga.

 

Sfida nisi me pak tension, me pak raste për shënim, deri në minutën e 45-të ku Vinicius Jr kaloi Realin në avantazh. Në fraksionin e dytë, stafetën e mori Karim Benzema me “bomberin” francez që realizoi një “tripletë” golash. Në minutën e 50-të, Benzema mori një asist nga Modric duke dyfishuar shifrat, ndërsa tetë minuta më pas ishte Vinicius që fitoi një 11-metërsh për faull në zonë nga Kessie. Nga pika e bardhë, Benzema u tregua i saktë duke trefishuar rezultatin. Benzema u shërbye në çdo formë, në të 80-tën ishte Vinicius që e nxori të vetëm përballë Ter Stegen duke realizuar golin e tretë personal dhe të katërtin për Realin.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për herë të parë pas 60 vitesh, që nga koha e Ferenc Puskas, një lojtar i Realit shënon “tripletë” në “Camp Nou”. Në finale, Reali do të përballet me Osasuna. “Çfarë vallëzimi”, shkruan Marca në faqen e parë. “CO i dhimbshëm”, ishte titulli i përzgjedhur nga Sport.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Monchi: Duhet të kishim marrë më shumë para për Salah

Q.Autor

MBI SITUATËN KU NDODHEN KAMPIONËT E EUROPËS/ Legjenda Matthaus: Ky lojtar po i mungon Bayernit

Delo.autor

Leave a Comment