Futboll Sport

E BUJSHME/ Edhe Barcelona në garë për shqiptarin Marash Kumbulla

Marash Kumbulla mbetet një prej talenteve më interesantë të futbollit evropian. Mbrojtësi shqiptar vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve më të mëdha në kontinent, ku së fundmi garës i është bashkuar edhe Barcelona.

Gjigantët katalanas janë gati të sfidojnë Interin, Juventusin dhe Napolin për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit kuqezi.

Kumbulla shihet si pasardhësi ideal i Gerard Pique dhe “blaugranat” po studiojnë mundësinë e afrimit të menjëhershëm të mbrojtësit.

Në këtë mënyrë, ylli kuqezi do të kishte mundësi që duke luajtur përkrah një prej shtyllave kryesore të ekipit, të përshtatet sa më shpejt me mentalitetin “blaugrana”.

Related posts

Ndëshkim i pazakontë në Angli/ Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë, por merr karton të kuq

Q.Autor

TË URITUR DHE ME NJË MARSH MË SHUMË/ Borussia Dortmund gati t’i “rrëmbejë” fronin… Bayenit

Delo.autor

Ca në Korçë, ca në Durrës; Skënderbeu i ndan përgatitjet anti-Laçi

Sadik.Autor

Leave a Comment