Futboll Sport

DERBI I ITALISË NË KUPË/ Juventus dhe Inter “përplasin brirët” për të mos çuar sezonin dëm, ka vend edhe për Asllanin

Hera e fundit që Interi humbi dhjetë ndeshje në Serie A ishte viti 2017, sezoni i De Boer, Pioli dhe Vecchi në stol. Në fund të sezonit ishin 14 humbjet asokohe, por pikërisht këtë duhet të shmangë Simone Inzaghi për t’u rikonfirmuar.

Për momentin, Kupa e Italisë bëhet kështu një objektiv themelor për zikaltrit, duke filluar me gjysmëfinalen e sotme kundër Juventusit. Prilli do të jetë një muaj themelor për Interin, i cili luan ndeshje të rëndësishme midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.

Për këtë arsye, fillimi me këmbën e djathtë, në gjysmëfinalen e parë kundër Juventusit, mund të jetë një sinjal i fortë, veçanërisht në pikëpamjen e ndeshjes së katërt evropiane në shtëpi ndaj Benfica-s, javën e ardhshme.

Inzaghi do të duhet të gjejë vazhdimësinë, duke nisur nga sulmi, ku Lukaku zhgënjeu në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Belgu shpërdoroi një gol të sigurt, duke mos shënuar dot me portën e zbrazët, pak metra larg saj.

Në këtë kuptim, dueti ofensiv Dzeko-Lautaro mund të ishte një zgjidhje e cila, pasi të stabilizohej, do t’i jepte ekuilibër një ekipi që aktualisht po vuan gjithashtu nga mungesa e rëndësishme e Hakan Calhanoglu.

Turku është një nga lojtarët që përfitoi më shumë nga prania e Inzaghit. I rishpikur në një mesfushë me 5 lojtarë, ai mundi të bëhej një trekuartist i rëndësishëm, veçanërisht kur Brozovic nuk luajti dot.

Me pak fjalë, “Coppa Italia” është njëra nga mundësitë për të shpëtuar një sezon të luhatshëm, që për momentin e sheh Interin në hall të madh. Sigurisht, Inzaghi e ka vendosur tashmë Superkupën e Italisë në “palmaresin” e tij, por kjo nuk mjafton.

Juventus gjen disa lojtarët të pushuar në ndeshjen e fituar kundër Veronës, falë golit të Kean, mbi të gjitha Vlahovic dhe Di Maria, të cilët pritet ta nisin titullarë sonte në sulm. Pas tyre një mesfushë me 5 lojtarë; me Cuadrado dhe Kostic në krahë dhe me Locatelli, Rabiot e Fagioli të brendshëm. Portieri i kupës, Mattia Perin do të rikthehet mes shtyllave.

Interi bën një përmbysje të vogël të formacionit për ndeshjet e radhës, mes kampionatit dhe Champions League, gjë të cilën skuadra e Inzaghit nuk mund ta nënvlerësojë. Rikthehet në portë Handanovic, i cili për një herë do të zëvendësojë Onanën.

Krahët e prapavijës zikaltër për Dimarco dhe Bellanova, të zakonshmet. Sulmuesi Lautaro Martinez, këtë herë pritet t’i bashkohet Edin Dzeko. Është një ‘kthim në origjinë’ për Interin, pasi Correa dhe Lukaku kishin luajtur si ‘tandem’ sulmues ndaj Fiorentinës.

JUVENTUS (3-5-2): Perin; Danilo, Bremer, Gatti; Kostic, Rabiot, Locatelli, Fagioli, Cuadrado; Vlahovic, Di Maria.

INTER (3-5-2): Handanovic; Bastoni, Acerbi, Darmian; Dimarco, Mkhitaryan, Asllani, Barella, Bellanova; Lautaro Martinez, Dzeko.

Related posts

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

Gol në minutat e fundit/ RONALDO “çmend” tifozët e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

REZULTATE KATASTROFALE/ Lopetegui: “Nuk dorëhiqem, REALI do të festojë…!”

Isa.Autor

Leave a Comment