Futboll Sport

NUK KISHTE SI TË MUNGONIN SULMET E TIJ/ Cassano thirrje Interit: Shkarkoni menjëherë Inzaghin

Ish-sulmuesi i Italisë, Antonio Cassano, i ka bërë thirrje Interit të shkarkojë Simone Inzaghin.

Legjenda italiane ka reaguar ndaj disfatës të së shtunës ndaj Fiorentinës. Përpara gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Juventusit ditën e sotme, Cassano deklaroi: “Është një fatkeqësi, katastrofë, një fatkeqësi totale. Është e vërtetë që Interi nuk e meritonte të humbiste duke pasur parasysh shanset që krijoi, por për sa i përket dukjes si një ekip që në fakt kishte një plan, Fiorentina dukej si ekipi më i organizuar nga fillimi në fund.

Unë e kam thënë për një kohë të gjatë tani, nëse skuadra do të ndërmarrë hapin tjetër, ky trajner duhet të shkarkohet.

Nuk e di se kur do të ndodhë, tani të gjithë presim të shohim se çfarë do të ndodhë në Ligën e Kampionëve, por për momentin ai nuk është një trajner me një jetë të gjatë në Milano”, ka shtuar më tej ai

Related posts

USHTRIME ME NGA 10 VETË/ Barcelona nis stërvitjen në grup, trajneri Setien “përçan” skuadrën

Delo.autor

I SKADON KONTRATA NË MUAJIN QERSHOR/ Zbulohet lëvizja e fundit e Lacios për Strakoshën

F.autor

Pochettino merr vendimin/ Tottenham pa 9 titullarë në debutimin e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment