Xhaka

Në mënyrë surprizë, sipas Daily Mail, Arsenal ka vendosur të nxjerr në shitje Granit Xhakën. Trajneri Arteta nuk e sheh Xhakën si të paprekshëm në skemat e tij, për këtë arsye ka udhëzuar drejtuesit e klubit të dëgjojnë ofertat që vijnë për mesfushorin. Që nga 2016, Xhaka ka pasur ulje ngritjet e tij me fanellën e Arsenal ndërsa ka luajtur afro 300 ndeshje.