Futboll Sport

“JEMI +13 NGA REALI”/ Xavi feston pas “X” me Girona-n, flet edhe për Messi-n

Barça nuk arrin të thyej Girona-n, nuk shkon më shumë se një barazim pa gola, por pas javës së 28-të arrijnë të thellojnë akoma më shumë diferencën me Real Madrid, plus 13 pikë. Në “Camp Nou” ekipi i Xavit nuk ishte brilant, nuk prodhuan shumë raste për shënim, Lewandowski me shokë nuk ishin në formën e tyre optimale, duke mos gjetur në asnjë moment prekjen fituese. As miqtë nuk qëndruan pasiv, madje në minutën e 55-të kishin një rast të pastër.

Në përfundim të sfidës, Xavi nuk e bën dramë këtë blof, përkundrazi, për të ka rëndësi vetëm të fitoj titullin në La Liga: “Ajo që më shqetëson është të fitoj kampionatin. Kishim shumë raste për të shënuar dhe për të fituar kundër një ekipi të madh. Arritëm të marrim një pikë duke e dërguar diferencën nga Reali në +13, kjo ka rëndësi.

 

 

Tifozët thërrasin emrin e Messi-t? Njerëzit prodhojnë iluzione, dikush këndon emrin e tij, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Dëgjova në një program se ky është viti që ka prodhuar më shumë të ardhura, kjo më befasoi, më jep edhe bezdisje. Ne jemi në erën post-Messi dhe po bëjmë një sforco titanike, nuk më pëlqejnë këto diskutime”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

Related posts

E BUJSHME/ Bayern i gjen rival Pavardit, 20-vjeçari pritet të zbarkojë në Gjermani

Delo.autor

ERDHI ME BUJË TEK MILANI/ Por mesfushori nuk po bind. Nëse vazhdon kështu…

Isa.Autor

LAÇI DEL NGA KRIZA/ “Kurbinasit” mposhtin Teutën pretendente

Delo.autor

Leave a Comment