Futboll Sport

SPEKTAKËL NË “ANFIELD”/ Liverpool “asist” City, ndal Arsenal. Klopp e Arteta nuk festojnë

Në “Anfield”, Liverpool dhe Arsenal zhvilluan një ndeshje të çmendur, 4 gola të shënuar, penallti e humbur dhe shumë spektakël. Në fund askush nuk feston pas barazimit 2-2, të dy ekipet dalin me një shije të hidhur, një pikë që i qëndron ngushtë, sigurisht feston vetëm Man.City për këtë dhuratë duke hapur edhe një herë garën për titull në Premier League.

“Topçinjtë” gjetën shumë shpejt rrugën e rrjetës me Martinali, që në minutën e 8-të, ndërsa në të 28-tën ishte Gabirel Jesus që dyfishoi shifrat me një goditje me kokë. Epërsia e dyfishtë krijoi iluzionin se Arsenal do të dilte me pikë të plota, por Liverpool reagoi fuqishëm, fillimisht në minutën e 42-të duke ngushtuar rezultatin në 1-2. Me fillimin e pjesës së dytë, Salah kishte shansin e artë të barazonte shifrat, por nga pika e bardhë e penalltisë gjuajti keq. Në të 87-tën ishte Bobi Firmino që barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa portieri i Arsenal mbajti në lojë pikën me një pritje fantastike.

Jurgen Klopp nuk arrin ta besojë se si ekipi i tij nuk doli me pikë të plota nga kjo sfidë: “Arsenal u tregua i zoti, por duhet ta kishin humbur këtë sfidë, një pikë për ta është mirë. Kishin raste ta mbyllnim këtë sfidë, kishim mundësinë ta përmbysnim ndeshjen, por kjo situatë po përsëritet shpesh”, u shpreh ndër të tjera Klopp.

Për mënyrën se si shkoi kjo sfidë, Arteta kapet fort pas pikës së marrë: “Për tifozët nga jashtë kjo ishte një sfidë fantastike, e bukur për tu parë. Pavarësisht si shkoi kjo ndeshje, mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë”, theksoi trajneri i Arsenal.

Related posts

U DËMTUA NDAJ ZVICRËS/ Ja kur kthehet në fushë Chiellini

Delo.autor

“SHEIKU” RONALDO/ CR7 dorëzohet përpara milionave: Më joshi vizioni i Al-Nassr

F.autor

DERI NË 2 TË MËNGJESIT NË AEROPORT/ Ish-sulmuesi i Realit pritet si hero nga tifozët paraguaianë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment