Futboll Sport

KATEGORIA E PARË/ Skënderbeu dhe Dinamo kërkojnë Superioren, mësoni ndeshjet e javës së 24-të

Kategoria e Parë luan ditën e sotme javën e 24-të, me të gjitha skuadrat që zbresin në fushë në orën 16:00 për të luftuar për objektivat e tyre.

Lushnja pret në shtëpi Dinamo. Vendasit ndodhen në luftë për mbijetesë, ndërsa nga ana tjetër “Blutë” do të mjaftoheshin me një fitore për të qenë zyrtarisht pjesë e Superiores sezonin e ardhshëm, duke parë që ndeshja e radhës do të jetë kundër Tërbunit, të cilën do ta fitojë 3-0 në tavolinë.

Skënderbeu i vendit të parë luan përballë Turbinës në transfertë. Korçarët gjithashtu do të kërkojnë fitoren për të hedhur një hap të sigurt drejt Superiores dhe në rast të një hapi të gabuar të Flamurtarit, atëherë dhe ata do ta përmbushin misionin “Superiore”.

Vlonjatët do të presin Tomorin dhe do të kërkojnë tre pikët për t’i luajtur shanset e tyre deri në fund, por beratasit do të kërkojnë që të ruajnë pozitat e tyre në zonën “playoff”.

Gjithashtu spikasin dhe sfidat Apolonia-Besëlidhja, Besa-Oriku dhe Korabi-Burreli, ndërsa Luzi merr tre pikët në tavolinë, pas dënimit të Tërbunit.

NDESHJET:

LUSHNJA – DINAMO 16:00

TURBINA – SKËNDERBEU 16:00

FLAMURTARI – TOMORI 16:00

APOLONIA – BESËLIDHJA 16:00

BESA – ORIKU 16:00

KORABI- BURRELI 16:00

LUZI 2008 – TËRBUNI 3-0 (Në tavolinë)

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi rinovon me Ajax, ja gjigantët që mbeten me “gisht në gojë”

Delo.autor

TELASHE PËR VIDAL/ Ish-mesfushorit të Juventusit i marrin pronat (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Menaxheri Jorgo Mendes nis bisedimet me presidentin Perez për rikthimin e CR7 tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment