Futboll Sport

KATEGORIA SUPERIORE: Vllaznia dhe Erzeni ndeshen për Europë, ja të gjitha sfidat e sotme

Sot do të luhen tre ndeshje të Superligës shqiptare. Ndeshja e parë do të startojë në orën 15:00 mes Kastriotit dhe Bylisit. Të dyja ekipet në fjalë pozicionohen në dy vendet e fundit të tabelës, përkatësisht Kastrioti në vendin e 10-të me 27 pikë dhe Bylisi në vendin e 9-të me 29 pikë.

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Teutës dhe Laçit e cila do të luhet në qytetin e Durrësit në orën 18:00. Kjo sfidë pritet të jetë shumë e bukur dhe me emocione. Teuta ndodhet në vendin e shtatë me 34 pikë, ndërsa Laçi në vendin e tetë me 33 pikë. Pra duket qartë se të dyja skuadrat sot do të luftojnë për të mos u pozicionuar në zonën e kuqe.

Në të njëjtën orë, një tjetër ndeshje e bukur do të luhet. Vllaznia do të presë Erzenin në shtëpi dhe përballja pritet të jetë e bukur pasi të dyja ekipet luftojnë ende për të prekur zonën e Europës, atë të Conference League. Shkodranët ndodhen në vendin e katërt me 38 pikë, ndërsa Erzeni në vendin e pestë me 37 pikë. Të dyja synojnë vendin e tretë në të cilin aktualisht ndodhet Egnatia me 41 pikë.

Ndërsa ditën e hënë më 10 prill, Egnatia do të ndeshet me Partizanin dhe Tirana me Kukësin.

Related posts

FATI DHE AMBICJET E MILANIT/ Shtatori është muaji vendimtar për KUQEZINJTË

Isa.Autor

DINAMO ZBARKON NË POGRADEC/ Ja si shkoi stërvitja e parë e bluve nën drejtimin e Shkëmbit…

Delo.autor

NGA KUALIFIKIMI NË “QATAR 2022” TEK E ARDHMJA/ Rrëfehet mesfushori Bare: Kam arritur atë që shumë e ëndërrojnë

Delo.autor

Leave a Comment