Futboll Sport

“MBRET” NË SPANJË/ Uzuni nuk di të ndalet, dy gola larg rekordit historik

Nuk “shkrepi” me fanellën kuqezi, por në Spanjë Myrto Uzuni konfirmohet “mbret”. “Bomberi” shqiptar vijon ecurinë fantastike në Ligën e dytë, ku përballë Las Palmas realizoi golin e 21-të sezonal, ky është pa diskutim sezoni i tij më i mirë në karrierë. Uzuni edhe një herë tregoi aftësitë e tij nuhatëse, u shkëput shpejt në fundin e pjesës së parë duke realizuar golin e dytë për Granada-n.

Sulmuesi kuqezi është vetëm dy gola larg rekordit historik të Granadas, ku sulmuesi më i mirë në histori ka realizuar 23 gola në një sezon të vetëm. Me këtë fitore 2-1 përballë një rivali direkt, Granada ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 64 pikëve, një më pak se Eibar kryesues dhe dy më shumë se Las Palmas.

Related posts

I MJAFTUAN VETËM 244 NDESHJE/ Haland arrin 200 gola më shpejt se Messi dhe Ronaldo

F.autor

NBA play-off/ Indiana mposht Cleveland, Jazz bie në Oklahoma

Sadik.Autor

E KRYER/ Vidal dhe Inter nuk kanë kohë, pas zyrtarizimit mesfushori debuton në sfidën ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment