Futboll Sport

ME MENDJE TE CHAMPIONS/ Zhgënjejnë “bigët” e Serie A, festojnë vetëm Lazio e Roma

Me çështjen titull të mbyllur prej kohësh, Napoli mund t’ia lejojë vetës ndonjë hap fals siç ndodhi këtë javë teksa nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola përballë Verona-s. Si Napoli, ashtu edhe Milan, të dy ekipet janë me mendje tek përballja ndërmjet tyre në Champions, në ndeshjen e kthimit, pasi edhe kuqezinjtë zhvilluan një rotacion total përballë Bologna-s duke u ndalur në një barazim 1-1.

Nëse Napoli nuk rrezikon asgjë, në shtëpinë e Milanit nuk mund të qëndrojnë të qetë, pavarësisht se për momentin ndodhen në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 53 pikëve, dy më shumë se sa Inter.

Me Napoli, Milan e Inter që janë me mendje në Champions, Lazio e Roma po përfitojnë në maksimum. Ekipi i Sarrit vijon ecurinë shumë të mirë duke blinduar vendin e dytë në Serie A.

Pas fitores së pastër 0-3 në transfertë përballë Spezia-s, Lazio e sheh veten plus 5 pikë në raport me Romën e vendit të tretë.

Edhe ekipi i Jose Mourinho-s siguroi një fitore të pastër 3-0 përballë Udinese-s, Bove, Pellegrini dhe Abraham ishin autorët e golave.

Related posts

ICARDI kundër HIGUAIN/ INTER-MILAN do të jetë një SFIDË TOTALE

Isa.Autor

Bari siguron Play Off-in, Entella e shqiptarëve drejt Serisë C

Sadik.Autor

AGUERO THYEN REKORD/ Sërish zgjidhet nga Premier League si lojtari… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment