Futboll Sport

SKANDAL/ Kishte trafikuar 310 kilogramë drogë, policia arreston ish-sulmuesin e Gjermanisë

Ish-lojtari i Hamburgut, Mustafa Kuçukoviç është arrestuar ditën e sotme nga policia gjermane, pasi mbi të rëndon akuza e shitjes së lëndëve narkotike.

34-vjeçari kishte gati një vit që po përgjohej nga policia gjermane e cila është vënë në gjurmët e tij nga një rrjet ilegal mesazhesh i quajtur ”Enchro Chat”.

Kuçukoviç është me origjinë nga Bosnje Hercegovina, por familje e tij kishte emigruar herët në Gjermani, teksa ka luajtur dhe për kombëtaren e të rinjve të Gjermanisë në vitet 2004-2007.

Boshnjaku ka luajtur për ekipin e njohur në Bundesligë, Hamburgun, por u tërhoq nga  futbolli në moshën 30 vjeçare duke arritur të sigurojë jetën në mënyre ilegale.  Dyshohet se gjatë 1 viti, boshnjaku të ketë trafikuar 310 kilogram drogë, duke filluar nga kanabisi deri tek heroina e kokaina.

Related posts

“NE DUHET TË BASHKËJETOJMË ME KËTË”/ Ylli i tenisit analizon: Messi nuk i ka askujt “borxh” në…

Delo.autor

SPEKTAKËL NGA KOMENTATORËT ITALIANË NË DERBI/ Shikoni festën për Tiziano Crudeli dhe Tramontanës (VIDEO)

Delo.autor

NJË LAJM I MIRË DHE NJË I KQE BRENDA DITËS/ Mbrojtësi rezulton negativ ndaj COVID-19, por humb Kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment